Ambasadori Bejli për vizitë në USHT

Tetovë, 5 maj 2016 (MIA) - Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli sot e vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës ku u takua me rektorin e USHT-së Vullnet Ameti. Kjo është vizita e parë zyrtare e ambasadorit Bejli në USHT.

"SHBA-të kanë më shumë lloje të bashkëpunimit  me universitetet në Maqedoni si bursa, udhëtime studimore dhe të ngjashme direkt me qeverinë amerikane, por, njëkohësisht edhe me përkrahje të institucioneve tona të lidhen me universitetet këtu. Kjo është pjesë e rëndësishme e punës sime në Maqedoni  ta përforcojë bashkëpunimin e tillë  dhe me atë ende më shumë të përforcohen lidhjet afatgjate mes të dy vendeve tona dhe veçanërisht njerëzit  të cilët duhet ende më shumë të lidhen dhe ta zgjerojnë mirëkuptimin e tyre të ndërsjellë në vehte dhe në botë. Kështu unë shoh në këtë vizitë dhe në të tjerat  në universitetet e Maqedonisë", deklaroi ambasadori Bejli.

Rektori i USHT-së Ameti, sërish, theksoi se studentët, profesorët dhe administrata e USHT-së janë falënderues të SHBA-së për kontributin e tyre për këtë institucion nga fillimet e formimit të saj  dhe nga, ashtu siç tha, përpjekjet e tyre për promovimin e demokracisë dhe vlerave akademike.

"Ne si drejtori e USHT-së mundohemi ta përparojmë këtë miqësi dhe ta ruajmë bashkëpunimin me universitetet amerikane përmes profesorëve të njohur nga SHBA-ja të cilët ligjërojnë në fakultetet tona si përmes pjesëmarrjes së përbashkët në disa projekte shkencore ndërkombëtare në fusha të ndryshme", tha Ameti.

Në suaza të vizitës së tij të sotme në USHT, ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli mbajti ligjëratë nën titullin "U.S. Elections: A Personal Perspective", pas përfundimit të së cilës është përgjigjur në pyetjet e studentëve dhe profesorëve të pranishëm të USHT-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail