Infoditë dhe punëtori për programin Evropë krijuese-nënprogram Kulturë

Shkup, 25 maj 2016 (MIA) - Infoditë dhe punëtori për programin Evropa Krijuese - nënprogrami Kulturë sot në BKU "Shën Klimenti i Ohrit" do të organizojnë zyrat e këtij programi pranë Ministrisë së Kulturës së RM-së dhe të Mbretërisë së Belgjikës.

Do të prezantohet përvoja belge dhe dy projekte të suksesshme të mbështetura nga Evropa Krijuese (Blekbord projekt muzikor i rinisë muzikore të Maqedonisë dhe platforma poetike "Versopolis" në Netët strugane të poezisë).

Ngjarjen do ta hapin përfaqësuesit e zyrave për Evropë krijuese - Kultura nga Maqedonia dhe Belgjika, Biljana Prentoska dhe Gudrun Hejmans.

Në sesionin e dytë nga infodita do të ketë punëtori dedikuar për pjesëmarrësit e interesuar, me qëllim të përgatiten për thirrjen e ardhshme për aplikim për kategorinë "Projekte - për bashkëpunim". Aplikacionet deri te Agjencia ekzekutive për arsim, veprimi audiovizuel dhe kulturë pranë Komisionit Evropian duhet të dorëzohen deri më 5 tetor të vitit 2016.

"Kjo është ngjarja e parë e përbashkët e dy zyrave kombëtare qëllimi i të cilave është ta përforcojë bashkëpunimin midis operatorëve kulturorë nga dy vendet në kuadër të bashkëpunimit evropian kulturor", informon Ministria e Kulturës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail