Pas katër vitesh Agron Saliu rikthehet me ekspozitë në Tetovë

Tetovë, 26 maj 2016 (MIA) - "Ata me një fytyrë" titullohet ekspozita e piktorit të njohur shqiptar, Agron Saliu, me të cilën pas katër vitesh rikthehet në qytetin e tij të lindjes, Tetovë.

Ekspozita "Ata me një fytyrë" që i përfshin 43 portrete do të ekspozohet në Galerinë e Arteve pamore në Tetovë.

Përveç në Tetovë, Saliu eskpozitën do ta ekspozojë edhe para publikut të Kumanovës dhe Kërçovës.

Në këtë cikël ekspozohen portrete të cilat i ka realizuar gjatë vitit 2015/2016, ndërsa për punën që bën Saliu ka deklaruar se kjo është perditshmëria që e shoqëron për dhjetë vite me radhë.

Piktori Agron Saliu, deri më tani ka realizuar shumë ekspozita kolektive dhe personale jo vetëm në qytetet shqiptare në Maqedoni por edhe në Sarajevë dhe Zagreb si dhe në kryeqendrat e njohura evropiane si në Vjenë, Paris dhe Berlin.

Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail