Deputetët kontestojnë për përbërjen e komisionit për impiçment të Ivanovit

Shkup, 27 maj 2016 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet mbledhje e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në të cilën duhet të formohet Komision për vlerësimin e bazës së Propozimit për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov për vendimin për abolim, parashtruar nga ana e opozitës.

Për formimin e Komisionit ende nuk ështëm votuar sepse për parashtruesit e Propozimit, kontestuese është përbërja e propozuar nga ana e kryetarit të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Zoran Iliovski. Është kërkuar pauzë prej një ore.

Sipas propozimit të Ilioskit, VMRO-DPMNE dhe koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" në përbërjen e Komisionit për vlerësim të bazës duhet të kenë gjashtë anëtarë, përkatësisht kryetari dhe pesë anëtarë, dy nga BDI, dy nga LSDM dhe një nga PDSH. Për kryetar të Komisionit është propozuar Zoran Ilioski.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugareski, konsideron se grupi i tij parlamentar duhet të ketë tre deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE pesë, e jo gjashtë.

"Formimi i këtij Komisioni është edhe një tentim për t'u shpëtuar klika e VMRO-DPMNE-së. Është gënjeshtër se VMRO-DPMNE është kundër abolimit. Athua pak është kjo që bëri Ivanovi. E shkeli rëndë Kushtetutën", tha Sugareski.

Në deklaratë për mediat, ndërkaq, gjatë pauzës njëorëshe, ai tha se sot është bërë e dukshme se prapa vendimit për abolim qëndron lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kreu i partisë.

Ilioski, ndërkaq, e përsëriti qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se janë kundër vendimit për abolim, por konsiderojnë se presidenti Ivanov nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe se për këtë arsye nuk do ta mbështesin propozimin e opozitës.

Potencoi se Komisioni në formim nuk sjellë aktvendim apo konkludim nëse duhet të votohet për impiçment apo jo. "Vendimin e sjellë Kuvendi", tha Ilioski.

Rafiz Aliti nga BDI tha se ata i japin mbështetje Propozimit të opozitës, por përkujtoi se u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë për Ivanovin dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që të mendojnë nëse do ta mbështesin apo jo këtë vendim.

"Keni mbështetje nga BDI, edhe ne kërkuam që i ashtuquajturi president ta tërheqë vendimin për abolim", tha Aliti.

Vendi ynë, siç tha, është në baltë, por me vendimin e të ashtuquajturit president, është në rërë të gjallë.

"Nevojitet që dy partitë nga blloku maqedonas të na mbështesin. Kështu siç po ndodhin gjërat tani, ata gjithnjë e më tepër e ngarkojnë situatën. Ne dëshirojmë të jemi në anën e Kushtetutës, ligjit dhe në linjë me komunitetin ndërkombëtar. Aferat duhet të dëshmohen në gjyq. presim ndihmë nga subjektet maqedonase me qëllim që vendi të dalë nga kjo baltë e gjallë", tha Aliti.

Ermira Mehmeti, ndërkaq, në deklaratën për mediat tha se Ivanov duhet të paraqitet para Kuvendit dhe të sqarojë dhe nëse vërtetë beson në rregullshmërinë e vendimit për abolim, t'i bindë deputetët në atë. Ivanov, sipas saj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë shkaktari i krizës e cila eruptoi me vendimin për abolim.

Deputeti Imer Aliu nga PDSH konsideron se BDI me atë që bëri para dhjetë ditësh (kërkesa për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarje të Parlamentit) i ka ngrirë bisedat ndërmjet katër partive politike. "Ne e mbështesim VMRO-DPMNE-në të mos ketë gjashtë anëtarë në Komision në mënyrë që të shihni se si do të sillet BDI, kujt do t'i shërbejnë", tha Aliu. Zgjidhja e kësaj situate, sipas Aliut, është kthimi urgjent në tryezën e bisedimeve ndërmjet katër partive politike, për të gjitha çështjet, përfshirë edhe abilimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail