Promovim i Doracakut për terminologji për dhunën e bazuar gjinore

Shkup, 30 maj 2016 (MIA) - Prezantim i "Doracakut në terminologjinë për dhunë të bazuar gjinore për gazetarë dhe punonjës medial", do të mbahet sot në Shkup në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare - Zë kundër dhunës.

Ngjarja është pjesë nga aktivitetet në suaza të projektit "Dhuna ndaj grave dhe mediave: Përparim i teknikave për informim dhe mbulim medial të rasteve të dhunës ndaj grave.

Qëllimi është avancim i bashkëpunimit të asoacioneve qytetare dhe mediave në drejtim të ngritjes së vetëdijes te opinioni më i gjerë dhe ekzistimi i formave të ndryshme të dhunës ndaj grave, si dhe pjesëmarrje e përbashkët në procesin e përfaqësimit për ratifikim të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe mbrojte nga dhuna ndaj grave dhe dhunë shtëpiake.

Projekti është financuar me grant nga programi Covika Mobilitas, projekt i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim për mbështetje të shoqërisë civile në Maqedonisë, të cilin e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Instituti suedez për administratë publike. E zbaton Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare - Zë kundër dhunës në bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve për të drejtat e njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail