Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Shkup, 31 maj 2016 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për mbrojtje dhe siguri, për arsim, shkencë dhe sport, për transport dhe lidhje dhe ekologji dhe të Komisionit Ligjdhënës-juridik.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive duhet të debatojë për Projekt - ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, ndërsa Komisioni për mbrojtje dhe siguri për projekt - ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për mbrojtje dhe shpëtim dhe për policinë, të dy me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është Projekt - ligji për ndryshimin e Ligjit për sportin, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, ndërsa të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është caktuar Projekt-ligji për ndryshimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, gjithashtu me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Për ligjet për të cilat do të debatojnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për mbrojtje dhe siguri, për arsim, shkencë dhe sport, për transport, lidhje dhe ekologji, në seancë do të prononcohen edhe anëtarët e Komisionit ligjdhënës juridik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail