Debat: Zgjerimi i BE-së i ngadalësuar, por nuk ka alternativë

Shkup, 20 qershor 2016 (MIA) - Procesi i zgjerimit të BE-së nuk është i vdekur, por është në formë shumë të keqe për shkak të faktit që Unioni po kalon nëpër kriza të tjera mjaft të rënda. Megjithatë, ai nuk ka alternativë, u cek në debatin e sotëm të organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese BIRN) me temë "Perspektivat e BE-së të vendeve të Ballkanit" me ish-diplomatë dhe ekspertë të BE-së për Ballkanin.

Stefan Lene, ish-diplomat dhe ekspert për Ballkanin vlerësoi se procesi po zhvillohet ngadalshëm dhe nevojitet nhë lloj tjetër i angazhimit.

"Të enjten e ardhshme kemi referendum për daljen e mundshme të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, e kemi krizën e migrantëve, e cila në njëfarë mënyre i ndan vendet anëtare të BE-së, ende nuk jemi jashtë eurokrizës dhe ende nuk ekziston konvergjencë e vërtetë në raport me ekonominë evropiane, ndërkaq ka edhe krizë të pranimit nga ana e popullatës. Në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së e keni lëvizjen e populizmit, disa nga e djathta, por edhe nga e majta, të cilët e shkaktojnë idenë evropiane dhe në njëfarë mënyre nuk u pëlqen ideja e BE-së. Këto janë sfida të shumëfishta dhe BE-ja është e preokupuar me këto sfida, dhe në njëfarë mënyre ka më pak kohë për rajonin tani", tha Lene në debat.

Me këto probleme interne dhe me sfidat e jasht,e nga SIria deri në Ukrainë, tani, thotë ai, zgjerimi ra në vetë agjendën dhe nuk është shumë i rëndësishëm si më parë. Sipas tij,. nëse merren parasysh të gjitha këto gjëra, atëherë është mirë që disa vende si Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi shënojnë përparim dhe bëjnë përpjekje në këtë plan. Shkaku për atë, është, thotë, që rajoni nuk ka alternativë tjetër strategjike përveç BE-së, por nga ana tjetër, thekson, edhe Unioni nuk ka alternativë tjetër sepse ka investuar shumë në rajon.

"Kyçe është në muajt në vijim, kur problemet do të qetësohen, të kthehemi në nstrategjinë e cila ishte udhëhequr nga KE-ja, e e cila nuk është e kënaqshme. Tani nevojitet një lloj tjetër i angazhimit, ndërkaq në mënyrë që më mirë të bartet kjo është të themi se procesi është i gjallë. Ai ndoshta nuk po zhvillohet më së miri, siç dëshirojmë, por askush nuk mund të lejojë ta braktisë këtë proces dhe askush nuk ka strategji tjetër kredibile", tha Lene.

Lidhur me krizën e migrantëve, ai vlerësoi se ajo kontribuoi që të vihet theks më i amdh në rajonin, por ajo nuk është zgjidhur. "parimisht, dosja e këtyre vendeve lidhur me menaxhimin e më shumë se një milion refugjatëve nga viti 2015 deri tani është pozitive dhe kjo solli që vendet këtu t'i shohim më qartë sepse bënë punë shumë të mirë. Por ajo që shihet shumë qartë është se problemi nuk është i përfunduar... dhe kjo është hera e parë që BE-ja, në vend që të importojë, eksporton destabilitet në rajon", thekson Lene.

Diplomati austriak dhe ish i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën dhe përfaqësues i lartë i KB-së për BeH-në, Volfgang Petriç, gjithashtu u dakordua se në kushte të krizës më të rëndë me të cilën po përballet BE-ja që nga krijimi, procesi i zgjerimit është ngadalësuar dhe se ai nuk ka alternativë, por theksin e vendosi në përgjegjësinë e secilit vend në rajon lidhur me dërgimin e reformave.

Ai ka edhe qëndrimin se për zhvendosjen e procvesit, me rëndësi është që qeveritë në rajon të fokusohen në çështjet e vërteta, e jo në tema të parëndësishme, në mënyrë që të krijonnë presion ndaj Unionit.

I pyetur për krizën politike në Maqedoni, Lene theksoi se tashmë ka kaluar një vit nga Marrëveshja e Përzhinos dhe në vend të daljes nga kriza, thotë, tani jemi në mes të krizës, por ajo mbetet rruga e vetme valide për dalje prej saj.

"Porositë kryesore të cilat duhet t'i dërgojmë janë zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës me theks të madh ndaj reformave të parapara në raportin e Pribes. Disa hapa janë ndërmarrë në atë drejtim, megjithatë hapa reformues pamjaftueshëm të besueshëm dhe kredibil. Është shumë me rëndësi që PSP ta bëjë punën e vet pa kurfarë presionesh, ndërsa zgjedhjet do të duhet të përgatiten në mënyrë adekuate. Ekzistojnë bisedimke ndërmjet palëve, një përparim i caktuar është arritur, por nevojitet legjitimim i ri demokratik i procesit me qëllim që këtë krizë të mund ta tejkalojmë", tha lene.

Sipas Tim Xhudah, gazetar i "Ekonomist"-it britanik, zgjerimi edhe shumë vite nuk do të jetë në kreun e agjendës së BE-së, pa marrë parasysg se cili do të jetpë epilogu i referendumit në Britnai të Madhe, sepse Unionit i paraprijnë reforma të brendshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail