Anevski: Janeva të bashkëpunojë me Këshillin e Prokurorëve Publikë për shkak të qeverisjes së të drejtës

Shkup, 23 qershor 2016 (MIA) - Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Petar Anevski sot deklaroi se për momentin në Maqedoni ka dy prokurori publike dhe se nuk e di se si në të ardhmen do t'i përshtatet Prokurorisë Speciale Publike do t'i përshtatet sistemit prokuror-publik në vemd. Anevski, i cili sot e prezantoi Raportin e Këshillit para Komisionit kuvendor për sistem politik, i bëri tthirje prokurores speciale Katica Janeva për bashkëpunim dhe për shkak të, siç tha, arritjes së së përbashkët të qeverisjes së të drejtës.

"Nuk e di se si do të përshtatet Prokuroria Speciale Publike në të ardhmen në sistemin prokuror-publik për shkak se Kushtetuta si akt më i lartë juridik parashikon që në nenin 106 se Prokuroria Publike është organi i vetëm dhe i pavarur shtetëror i cili i ndjek kryerësit e veprave penale me ligj. Në këtë rast tani kemi në njëfarë mënyre dy prokurori publike.

Pritjet e tij kanë qenë se Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Prokuroria Speciale Publike do të kenë bashkëpunim të shkëlqyeshëm pas zgjedhjes së Janevës dhe se ligji tërësisht do të respektohet.

"Nëse e lexoni mirë nenin 7 posaçërisht paragrafin 3, dhe paragrafin 1, tregon se kjo prokurori përgjigjet para Kuvendit, ndërsa për profesionalitetin e saj dhe veprimet ligjore që i ndërmerr do të përgjigjet para Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ne e respektojmë autonominë, megjithatë ajo duhet ta respektojë nenin 7 paragrafi 3", tha Anevski. Tha se edhe pse është ftuar Janeva ka ardhur vetëm në një seancë kur ka informuar se nuk do të përgjigjet dhe të marrë pjesë në punën e Këshillit.

"Konsideroj se në të ardhmen kjo PP duhet të bashkëpunojë me Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe për shkak të arritjes së qeverisjes së të drejtës", tha Anevski, i cili për PSP-në foli duke iu përgjigjur një deputeti.

Duke theksuar hollësi për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Anevski theksoi se në Maqedoni mungojnë 62 prokurorë dhe se për shkak të kësaj ka mosazhurnitet të prokurorive. Që të tejkalohet kjo situatë dhe të arrihet përfaqësim i të gjithë bashkësive etnike, në shtator do të ketë shpallje të re për pranim të rreth 60 kandidatëve në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë Në shpalljen paraprake janë pranuar 37, prej të cilëve gjashtë shqiptarë dhe një vlleh.

Vitin e kaluar deri te Këshilli janë dorëzuar 166 parashtresa dhe vërejtje për punën e prokurorëve publikë dhe prokurorive, ndërsa shumica prej tyre kanë qenë për Prokurorinë Speciale Publike në Shkup për shkak të mosazhurnitetit, që sipas Anevskit është meritë e mungesës së kuadrit.

Në rend dite të seancës së sotme të komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive është edhe Raporti për punën e Komisionit për antikorrupsion.

Në seancë mori pjesë vetëm një deputet i opozitës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail