DOJSH dhe SHAGJ: E papranueshme Propozim-marrëveshja e Ministrisë së Drejtësisë

Shkup, 24 qershor 2016 (MIA) - Sindikata e punëtorëve të drejtorisë, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave të qytetarëve (DOJSH) dhe Shoqata e administratës gjyqësore sot informuan se për ta është e papranueshme Propozim-marrëveshja e shtruar nga Ministria e Drejtësisë.

"Lidhur me grevën në gjykata sot Sindikata e DOJSH dhe SHAGJ mbajtën takim në të cilin e shqyrtuan Propozim-marrëveshjen e Ministrisë së Drejtësisë. Në takim është konstatuar se është e papranueshme marrëveshja në të cilën nuk janë precizuar afatet dhe marrëveshja e cila ofron obligim vetëm për njërën palë, gjegjësisht Sindikata e DOJSH dhe SHAGJ", thuhet në kumtesë.

Sindikata e DOJSH dhe e SHAGJ njoftojnë se pas takimit të sotëm kanë dërguar Propozim-tekst me marrëveshjen me të gjitha vërejtjet e organizatave sindikaliste deri te Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli gjyqësor.

Ata presin që në afatin me të shpejtë Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor të prononcohen dhe të fillojnë negociata për çështjet kontestuese eventuale nga Propozim-marrëveshja.

Administrata gjyqësore për një periudhë më të gjatë është duke protestuar duke kërkuar rritje të shtesave të pagës deri në 35 për qind siç është paraparë te gjykatat, prokurorët publikë dhe nëpunësit e prokurorisë publike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail