Qendra e re për mjekësi të aviacionit

Shkup, 24 qershor 2016 (MIA) – Muajin e ardhshëm pritet të fillojë me punë Qendra e re për mjekësi të aviacionit në spitalin e përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori" në Shkup. Në fazën përfundimtare është trajnimi i mjekësve të cilët duhet të jenë pjesë e kësaj qendre. Për vizitë në spital sot ishte edhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili potencoi se kjo qendër është e para e këtij karakteri në shtet dhe do të mundësojë të gjithë pilotët, por edhe civilët dhe ushtarakët, si dhe kontrollorët e fluturimit të personave të tjerë nga aviacioni të mund kontrollet mjekësore t’i kryejnë në Republikën e Maqedonisë.

Todorov theksoi se gjithashtu në Maqedoni është mundur vetëm të vazhdohen certifikatat e pilotëve dhe kuadrot e tjera nga aviacioni të cilët kanë nevojë nga kontrolle shëndetësore.

Gjithashtu kjo qendër do të mund të japë shërbime për këtë lloj të kuadrit nga shtete të tjera.

Drejtori i Agjencisë për aviacion civil, Goran Jandreoski tha se me formimin e kësaj qendre do të jemi më kompetent dhe do të zvogëlohen harxhimet  për kuadrin e institucioneve shtetërore. Përmes promovimit të Qendrës, ai shfaqi shpresë se do të tërhiqen edhe klientët jashtë Maqedonisë.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm të qytetit, Sasho Stojçev sqaroi se kursi ka qenë në kohëzgjatje prej gjithsej 12 ditësh, përkatësisht nga gjashtë ditë kurs bazë dhe përparues, ndërsa të gjithë 27 mjekët pjesëmarrës do të marrin certifikata, secili nga fusha e tij.

Neurologët, psikiatrit, otorinolaringologët, oftalmologët dhe mjekët për mjekësi interne do t'i kryejnë kontrollet e rreth 200 personave pilotë, civilë dhe ushtarak, si dhe kontrollues të fluturimeve dhe personel tjetër i cili punon në fushën e aviacionit.

Stojçev tha se dy mjekë, kardiolog dhe doktor i mjekësisë së punës do të jenë nënshkrues të vërtetimit të personave të cilët do të kenë nevojë për kontroll shëndetësor.

Njëri nga ligjeruesit e kursit, mjek nga Beogradi  sot gjatë vizitës së aeroportit Petrovec ka përjetuar infarkt akut. Ashtu siç tha Stojçev, ai është operuar në spital, i janë vënë dy stenda dhe ndjehet mirë. Operacionin, ashtu siç tha Stojçev e kanë kryer kolegët mjekë profesional nga Beogradi dhe mjekët e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail