Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Shkup, 28 qershor 2016 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar seanca të komisioneve kuvendore për çështje ekonomike, për financim dhe buxhet, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për punë dhe politikë sociale dhe e Komisionit Ligjdhënës juridik.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është Propozim - ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për burime minerale, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, ndërsa të Komisionit për financim dhe buxhet Propozim - ligji për plotësimin e Ligjit për furnizime publike, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave duhet të debatojnë për Propozim - ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar, ndërsa anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale për Propozim - ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Për propozim - ligjet të cilat janë në rend dite të këtyre katër komisioneve duhet të prononcohet edhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail