Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve

Shkup, 28 qershor 2016 (MIA) - Dy datat paraprake për zgjedhje parlamentare të dakorduara bashkërisht, 24 prilli dhe 5 qershori u anuluan në moment të fundit dhe qytetarët me të drejtë shprehën skepticizëm për mbajtjen e zgjedhjeve, tha mbrëmë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në iftarin e shtruar nga dega e BDI-së në Çair.

Zgjedhjet, shtoi ai, duhet të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve, me përkushtim publik dhe me mbështetje pa rezervë ndaj institucioneve, të cilat duhet t'i krijojnë kushtet për zgjedhje.

"Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen me pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithëve që nënkupton, në veçanti, përkushtimin publik të LSDM-së opozitare që do të marrë pjesë në këtë proces dhe që nuk do të kërkojë edhe një shtyerje të zgjedhjeve", është shprehur Ahmeti.

Ahmeti me këtë rast shfaq pritje që të gjitha partitë të punojnë me seriozitet dhe sinqeritet në përmbushjen e kushteve.

"Përcaktimi i datës së zgjedhjeve pa i siguruar kushtet sa do irracionale qofshin, na rikthen në rethin vicioz të dilemave rreth mbajtjes së zgjedhjeve", tha Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail