Në banorë i Gostivarit është vrarë pas një zënke banale

Gostivar, 28 qershor 2016 (MIA) - Një 24  vjeçar nga Gostivari, mbrëmë ka vdekur pasi është qëlluar me një plumb në bark. Përfundimit tragjik i ka paraprirë konflikt me një person rreth gjoja një shkelje në komunikacion.

Për rastin më shumë hollësi priten gjatë ditës, pasi prokurori publik do t'i rrumbullaksoj aktivitetet hetuese, të cilat kanë filluar mbrëmë me ekspertizën.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën "Sedek Kostovski" në afërsi të ish Zhito Shar rreth orës 22. Dyshohet, se 24 vjeçari duke vozitur me automobil "golf" është ndalur para automjetit të të dyshuarit për vrasjen dhe kanë filluar zënkë. Në zënkën janë shtënë më shumë plumba, ndërsa njëri ka përfunduar në barkun e shoferi më të ri.

Pas plagosjes, viktima është transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa prej këtu në klinikat e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.

Nga SPB Tetovë konfirmuan se i dyshuari për vrasjen, mbrëmë vetë është dorëzuar në stacion policor të Gostivarit, ku është mbajtur. Hollësi për identitetin dhe motivet që kanë sjellë deri te ngjarja tragjike do të bëhen të ditura gjatë ditës dhe duhet t'i kumtojë Prokuroria Publike Themelore në Gostivar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail