Një delegacion kuvendor në sesionin 25-vjeçar të AP të OSBE-së

Shkup, 1 korrik 2016 (MIA) - Një delegacion i Kuvendit të Maqedonisë i kryesuar nga deputeti, Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, prej sot deri më 5 korrik do të marrë pjesë në sesionin 25 - vjeçar të AP të OSBE-së në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në sesion pritet pjesëmarrja e rreth 300 deputetëve prej 57 vendeve pjesëmarrëse dhe partnerëve për bashkëpunim të OSBE-së.

Temë kryesore e diskutimit në sesion është "25 vite të bashkëpunimit parlamentar: ndërtimi i besimit përmes dialogut", me të cilin Asambleja parlamentare e OSBE-së do ta shënojë shekullin e katërt të ekzistimit, theksohert në kumtesën e Kuvendit.

Në kuadër të sesionit vjetor seanca do të mbajnë komisionet për çështje politike dhe siguri, për çështje ekonomike, shkencë, teknologji dhe mjedis dhe për demokraci, të drejta të njeriut dhe çështje humanitare, Komiteti i përhershëm i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, seancë plenare dhe ngjarje të tjera shoqëruese.

Në agjendë, siç është paralajmëruar, janë kyçur pyetje lidhur me luftën kundër korrupsionit, të drejtat e refugjatëve, krizën brenda dhe rreth Ukrainës, konfliktet afatgjate në Gjeorgji, liritë themelore në Krime, neonazizmin në Evropë, heqjen e sanksioneve kundër deputetëve, përforcimin e mekanizmave për paralajmërim të hershëm të OSBE-së dhe të tjera.

Para deputetëve të Sesionit vjetor të AP të OSBE-së fjalime do të mbajnë kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, presidenti i Gjeorgjisë, Gjorgji Margvelashvili, kryeministri i Gjeorgjisë, Gjorgji Kvirikashvili, ministri i Punëve të Jashtme të RS të Gjermanisë dhe kryesues me OSBE-në, Frank-Valter Shtajnmaer, kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ilka Kanerva etj.

Në seancën e Komitetit të përhershëm është paraparë fjalim i Gjorçevit lidhur me Sesionin vjeshtor të AP të OSBE-së, që do të mbahet më 29 shtator deri më 2 tetor të vitit 2016 në Shkup. Në funksion të përgatitjes së Sesionit vjeshtor, është paraparë Delegacioni të mbajë takime me përfaqësues të Byrosë dhe të Sekretariatit ndërkombëtar të AP të OSBE-së.

Pritet në sesion të miratohet "Deklarata e Tbilisit" me rekomandime për spektër të gjerë të çështjeve në fushën e politikës, ekonomisë, mjeidisit jetësor dhe të drejtat e njeriut, të dërguara nga OSBE-ja dhe vendet pjesëmarrëse. Asamblenë parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë të 57 vendeve të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomacinë parlamentare, vëzhgim të zgjedhjeve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për plotësimin e angazhimeve lidhur me çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjeidisin jetësor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail