Në "Alo doktor" 1.229 thirrje për një javë

Shkup, 18 korrik 2016 (MIA) - Në linjën telefonike "Alo doktor" javën e kaluar janë regjistruar 1.229 thirrje, ndërsa nga vendosja në funksion е linjës në shtator të vitit 2014 gjithsej 103.219 thirrje, kumtoi sot Shtëpia shëndetësore Shkup.

Linja është në dispozicion 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejt mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.

Për këshilla mjekësore në dispozicion janë 25 mjekë, ndërsa thirrjet janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Thirrjet janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të ndryshme, kardiovaskulare, simptoma respiratore, dhimbje koke nga ndryshimi i motit, reagime alergjike dhe dhimbje simptomatike.

Nga Shtëpia e shëndetit Shkup informojnë se të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u
është dhënë ndihmë shëndetësore me këshilla dhe terapi përkatëse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail