Kuçi: Deri në fund me vëllezërit tanë që pësuan nga vërshimet

Shkup, 11 gusht 2016 (MIA) - Rreth 500 deri 600 persona, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit pritet të inkuadrohen në pastrimin e rajoneve të përfshira nga vërshimet.

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi në një deklaratë ekskluzivisht për Aktuale.mk, thotë se ky grup përbëhet nga punëtorë nga shumë ndërmarje publike por edhe private.

“Qëllimi i këtij aksioni është përshpejtimi i pastrimit të shtëpive nga balta dhe uji i mbetur si pasojë e përmbytjeve. Ne do të jemi pranë vëllezërve tanë deri sa të krijohen kushte për vazhdimin e jetës normale”, thotë Kuçi.

Kuçi u apelon të gjithë qytetarëve të cilët kanë mundësi të ndihmojnë të vijnë në Hasanbeg dhe Straçincë me qëllim që sa më shpejtë të bëhet pastrimi i shtëpive dhe rrugëve nga balta.

“Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë duhet të inkuadrohen në aksionin”, thotë Kuçi.

Ndërkohë, nuk ndërpritet dërgesa e ndihmave për hasanbegasit dhe rajonet tjera të vërshuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail