Kuçi: Ftoj për bashkëpunim me ekipet për vlerësim në rajonet e vërshuara

Shkup, 11 gusht 2016 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, njoftoi se ekipet për vlerësim janë në terren dhe punojnë në verifikimin e dëmeve.

"Për të gjitha rajonet e prekura nga fatkeqësia e ndodhur më gjashtë gusht, janë formuar komisionet dhe në suaza të kësaj ka edhe grupe punuese të cilët po punojnë në terren. Këto komisione po funksionojnë, të strukturuara më mirë, në lagjet e Hasanbegut dhe në lagjen fqinje, si dy lagje, për të cilat kemi konstatuar se janë më të goditura nga vërshimet në fjalë",tha  për RTVM2, ministri Kuçi.

Kuçi ftoi qytetarët që të dokumentojnë me fotografi çdo dëm dhe të bashkëpunojnë me ekipet e verifikimit të dëmeve.

"Kërkojmë nga qytetarët që me qetësi t’i presin dhe të vlerësojnë çdo detaj të humbur, të zhdukur apo të shkatëruar. Kërkoj nga banorët që të fotografojnë të gjitha dhomat dhe gjendjen faktike", tha Kuçi.

Vlera e dëmeve do të kumtohet nga Komisioni në nivel qeverie i udhëhequr nga Ejup Halimi. Kjo do të ndodhë pas grumbullimit të të dhënave nga terreni. 

Ndërkohë në seancën e djeshme në Qeveri është marrë vendim që qytetarët e prekur nga vërshimet në rajonin e Shkupit do të marrin një pjesë të dëmshpërblimit me paradhënie. Sipas kryeministrit Emil Dimitriev për këtë qëllim do të ndahen 1,5 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail