Në KSHZ deri më tani janë paraqitur 7.931 votues kontestues, afati skadon sot

Shkup, 19 gusht 2016 (MIA) - Deri në orën 12 sot, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë paraqitur gjithsej 7.931 qytetarë rregjistrimitet e të cilëve në Listat zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe kontrolleve në terren janë kontestuese, respektivisht ka mospajtime në të dhënat. Afati për paraqitjen e votuesve kontestues në zyrat e KSHZ-së skadon sot në orën 19, ndërsa aplikimet elektronike do të jenë të hapura deri në orën 24:00.

Prej gjithsej të paraqiturve deri më tani, 3.376 e kanë bërë paraqitjen në repartet rajonale dhe në zyra si dhe në zyrat shtesë të KSHZ-së, ndërsa 4.555 e kanë përdorur veb aplikacionin e faqes së internetit të KSHZ-së.

U publikuan emrat e 39.502 votuesve të cilët llogariten si kontestues në Listën zgjedhore.

Pas skadimit të afatit për paraqitje të qytetarëve, KSHZ-ja ka në disponim 10 ditë që të bëjë kontroll shtesë ose personalisht të kontaktojë me votues kontestues. Nëse nuk paraqiten në afatin e paraparë votuesit kontestues nuk do të rregjistrohen në Listën zgjedhore, por do të kenë mundësi atë ta bëjnë gjatë kohës së ekspertizës publike të listave para zgjedhjeve parlamentare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail