Shi i rrëmbyeshëm në Kërçovë, janë dëmtuar dy automjete në rrugën drejt Ohrit

Shkup, 20 gusht 2016 (MIA) - Jostabilitet lokal mbrëmë pasdite dhe në orët e mbrëmjes kishte në pjesët perëndimore të vendit veçanërisht në Kërçovë, e cila në orët e mbrëmjes  u transferua drejt pjesëve qendrore, por është dobësuar për nga intensiteti, informon DPHM.

Shiu i rrëmbyeshëm, ashtu siç informojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër në vendin e quajtur "te Mulliri" shkaktoi mbledhje të ujit vende-vende dhe në lartësi deri në gjysmë metër, për shkak të së cilës komunikacioni ishte kahëzuar drejt rrugëve anësore.

Shtojnë se së bashku me pjesëtarët e njësisë së zjarrëfikësve me ndihmën e pompave është larguar uji dhe për një periudhë të shkurtër kohore komunikacioni është normalizuar.

Sipas Repartit rajonal të Drejtorisë, shiu i rrëmbyeshëm nuk ka shkaktuar dëme në objekte tjera përveç në dy automjete të cilat ishin bllokuar në ujë dhe shpejtë janë tërhequr. Bëhet fjalë për largim të baltës së mbledhur në atë pjesë të rrugës.

Drejtoria e ndjek gjendjen në terren dhe përderisa ka nevojë do të aktivizojë edhe forca shtesë dhe mekanizëm për ballafaqim me situatën.

Paraqitje të shiut të shkurtër dhe bubullima kishte edhe në pjesët lindore të fushëgropës së Shkupit.

Sipas matjeve të Drejtorisë më së shumti shi ka rënë në Pozharane 13 litra në metër katror, Gjurishte dhe Krushevë pesë litra, dhe Mavrovë, Manastir, Tetovë dhe Shkup një litër në metër katror.

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Indeksi UV do të arrijë 8. 

Gjatë uikendit moti do të jetë kryesisht stabil dhe i ngrohtë, por në orët e pasdites është e mundur paraqitje e izoluar e shiut të shkurtër në rajonet malore. Nga e hëna pasdite do të fillojë destabilizimi më i madh i gjendjes së motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Të martën dhe të mërkurën  do të vazhdojë të fryejë erë e përforcuar veriore, e ndjekur me të reshura të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta në krahasim me ditët paraprake.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail