Në Maqedoni shënohet me nderime qeveritare 106 vjetori i lindjes së Nënë Terezës (PLT)

Shkup, 26 gusht 2016 (MIA) - Këshilli organizativ për shënimin e 106 vjetorit të lindjes së Nënës Terezës, në krye me zëvendëskryeministrin i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Festim Halili dhe zevëndëskryeministrin Arbër Ademi i obliguar për Çështje Evropiane dhe ministra tjerë, i filluan aktivitetet e para me vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të Nënë Terezës, duke vazhduar më pas me hapjen e ekspozitës në Hamamin e Daut Pashës. 

Në fjalimin e tij, Halili shprehu se Gonxhe Bojaxhiu është një model i veçantë dhe ndoshta edhe i papërsëritshëm i përhapjes së dashurisë, paqes dhe bamirësisë në miliona njerëz të vuajtur anekënd botës. 

Për vlerën e madhe që mban, sot emri i saj është lartësuar në shumë emra institucionesh mbarë trojeve shqiptare dhe me gjerë.

"Sot bota më shumë se kurrë ka nevojë për humanizmin, ngrohtësinë dhe shpirtgjerësinë e Nënë Terezës", tha ai.

Sot në Maqedoni, Spitali Gjinekologjik në Çair të Shkupit e mban emrin "Nënë Tereza" sikurse autostrada kryesore me gjatësi prej 300 kilometrave e "Korridorit 8. Së shpejti, në Shkup do të fillojë të funksionojë edhe Universiteti më i ri i shtetëror në gjuhën shqipe me emrin "Nënë Tereza".

Në këto aktivitete të pranishëm ishin edhe mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria si dhe ambasodori i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Ndërkaq, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski me këtë rast tha se paraqet nder të madh dhe krenari që Nëna Terezë ka lindur në Shkup dhe është bashkëqytetare e jona dhe që kemi mundësi ta ndjejmë veprën e saj dhe ta përhapim humanizmin dhe dashurinë e saj.

"Trupi koordinativ për shënimin e "Ditëve të shenjëtores Nëna Terezë" punon kohë të gjatë me qëllim që kanonizimi të shënohet në mënyrë më të denjë të mundshme, që duhet të jetë i qenësishëm për një festim dhe dekorim të shenjëtores Nëna Terezë", deklaroi Trajanovski.

Ai theksoi se Qyteti i Shkupit për shënimin qendror të 11 shtatorit e ka ndarë një milion denarë, ndërsa patronat i trupit koordoniues për shënimin e "Ditëne të shenjëtores Nëna Terezë" është presidenti Gjorge Ivanov.

Me këtë rast sot pasdite në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ndahet çmimi shtetëror "Nënë Tereza" i cila jepet posaçërisht për arritje të mëdha nga interesi i shtetit në sferën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për stimulimin, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si mes popujve, ashtu edhe mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturore dhe fetare.

Mirënjohja këtë vit do t'i dorëzohet primarius d-r Dimitar Kotevskit.

Ditëlindjen e Nënë Terezës do ta shënojë edhe Shoqata e historianëve shqiptarë të cilët organizojnë ekspozitë në temën "Shenjëtorja nga Shkupi - letërkëmbime".

Kremtime patriotike "Ditët e shenjëtores Nëna Terezë" do të mbahet në Shkup nga data 4 deri më 11 shtator, me rastin e kanonizimit të Nënës Terezë.

Shpallja si shenjëtore e Nënës Terezë do të jetë më 4 shtator në Vatikan nga ana e papa Françeskut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail