Ivanov-Erdogan: Bashkëpunim më i ngushtë bilateral dhe vazhdim i bashkëpunimit ekonimik

Shkup, 26 gusht 2016 (MIA) - Marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Turqisë, me theks në çështjet nga sfera e sigurisë, kriza migruese dhe marrëdhëniet ekonomike kanë qenë në fokus të bisedimeve mes presidentit të Maqedonisë dhe të Turqisë, Gjorge Ivanov dhe Rexhep Taip Erdogan në Stamboll.

Në takim presidenti Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij ka shprenur ngushëllim dhe keqardhje për serinë e sulmeve terroriste në vend, duke përfshirë edhe sulmin e sotëm, mbi një pikë kontrolli në juglindje të Turqisë.

Presidenti turk erdogan ka shprehur ngushëllim dhe keqardhje për përmbytjen që kanë ndodhur më 6 gusht në Shkup. Në këtë kontekst presidenti Ivanov është falenderuar për ndihmën nga Republika e Turqisë.

Në takim dy presidentët në mënyrë të ndërsjellë janë informuar për gjendjet aktuale politike dhe ekonomike në dy vendet. Presidenti Ivanov ka përsëritur se Republika e Maqedonisë e mbështet qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Republikës së Turqisë.

Presidenti i Maqedonisë do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të urës së tretë mbi Bosfor "Javuz Sulltan Selim".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail