Manifestim letrar "Nëna e dashurisë së paqes" për nder të 106-vjetorit të lindjes së Nenë Terezës

Shkup, 31 gusht  2016 (MIA) - Me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza dhe në prag të shenjtërimit të saj në mbështetje të Komunës së Çairit, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup-"Hamami i Daut Pashёs" u organizua manifestim letrar "Nëna e dashurisë së paqes" .

Në këtë manifestim, siç citohet në njoftimin e komunës, morën pjesë poetë nga: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Valbona Zunqe –Pajaziti ideatore dhe organizatore e këtij projekti tha se Gonxhja jonë ishte një qenje njerëzore e imët nga trupi por me një shpirt të madh dhe emër gjigant në damarët e së cilës gjatë gjithë jetës kishte qarkulluar gjaku shqiptar.

Kryetari i këshillit komunal të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi tha se në shënimin e kësaj ditlindjeje i dedikohet një zonje të madhe, nga sfera e humanitetit, tolerancës, mirëkuptimit dhe dashurisë.

Për nder të 106 vjetorit të lindjes dhe në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë me zërin e tyre këngëtarë dhe poetë i kënduan punës dhe virtytit të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail