Sot yjet shqiptarë këndojnë për Nënën Terezë në Romë

Romë, 3 shtator 2016 (MIA) - Nesër është dita kur Papa Françesku do ta shpallë të shenjtë Gonxhe Bojaxhiun. Ky është një moment i madh në krejt botën.

Aktivitetet kulturore e fetare për shenjtërimin e Nënës Terezë veçmë kanë filluar. Sot në Bazilikën e Shën Palit, që është një prej katër bazilikave më të mëdha papnore në Romë, do të shfaqet koncerti, një orë e gjysmë, ku do të performojnë yjet shqipëtarë që karrierën e tyre e zhvillojnë kryesisht në nivel ndërkombëtar.

Siç njofton Index.mk, mes tyre janë sopranot e mirënjohura Inva Mula e Ermonela Jaho dhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Pjesë e koncertit që dërgoi në Romë edhe orkestrin simfonik të Filarmonisë së Kosovës janë edhe tenorët Saimir Pirgu dhe Ramë Lahaj dhe artistë të tjerë, përfshirë Shkëlzen Dolin e Gëzim Myshketën. Programi artistik është ideuar asisoj që pjesë e tij të bëhen edhe sportistët, përfshirë xhudisten Majlinda Kelmendi dhe futbollistin Lorik Cana, kapiten i kombëtares shqiptare.

Ky i fundit do të ngjitet në skenë për të recituar poezinë “Dua të kthehem në Shqipëri”, të shkruar nga Nënë Tereza. Vargje të saja do të recitohen edhe nga dy aktorët e rinj kosovarë, Andi Bajgora e Lumë Veseli, të cilët sivjet përfaqësuan vendin edhe në ceremoninë ‘Oscars’ si protagonistë të filmit të shkurtër ‘Shok” – dhe Ipeshkvi i Kosovës, dom Lush Gjergji.

Pika kryesore e koncertit mendohet të jetë interpretimi i Himnit për Nënë Terezën, që ishte paralajmëruar qysh në muajin prill.

Himni për Nënën Terezë do të interpretohet nga sopranoja Inva Mula. Dhe idea për realizimin e saj ishte e drejtores artistike të koncertit, Dijana Toska.

Ajo ka treguar detaje për punën deri në realizimin e këtij koncerti madhështorë:

“Dua të theksoj se ishte himni i Nënës Terezës ai që na hapi dyert në Vatikan sepse kur është dëgjuar nga Papa Françesku apo kardinalë të tjerë, ata e pëlqyen himnin, dhe mesazhet që përcjell. Fjalët e himnit janë poezia e Nënës Terezë që ajo e ka shkruar në vitin 1928 në rrugën kur është nisur nga Irlanda për në Indi, për në Kalkutë dhe në anije ajo ka shkruar poezinë e saj “Lamtumirë”, kur ndahet nga familja, nga atdheu dhe përpiqet që të jetë e fuqishme. Aty shihet në fakt dhe sesa e pjekur ishte Nënë Tereza edhe pse një vajzë shumë e re në atë kohë, por e vendosur për të kryer misionin, misionin e paqes dhe t’i dhurohet dhe dedikohet bamirësisë që në moshën 18 vjeçare. Prandaj sigurisht që kjo poezi është shkruar nga dora e saj në gjuhën shqipe në moshën 18 vjeçare, ka bërë përshtypje edhe në Vatikan dhe unë mendoj që Papa Françesku dhe ekipi atje kanë vendosur që ta nderojnë kombin shqiptar, kombin e Nënës Terezë dhe të na lejonin që në datën 3 shtator që të mblidheshim që t’i këndojmë dhe paraprijmë shenjtërimit të Nënë Terezës” ka rrëfyer Toska.

Ky koncert që fillon në ora 19:30, do të transmetohet në të gjitha televizionet katolike që gjenden nëpër botë, duke përfshirë edhe Televizionin e Vatikanit, kanë njoftuar organizatorët.

Ekskluzivitetin në Maqedoni e ka TV21, në Kosovë RTK, ndërsa në Shqipëri Top Channel. Ndërsa hyrja në koncert falas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail