Ali Ahmeti uron shenjtërimin e Nënës Terezë

Shkup, 4 shtator 20167 (MIA) - Shenjtërimi i bijës së kombit tonë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza, dhe përjetësimi i veprës së saj vetmohuese që frymëzoi një botë të tërë, na nderon të gjithëve, shkruan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk.

"Sot, bota rinjeh kombin tonë nëpërmjet të jetës dhe veprës së Nobelistes shqiptare me prejardhje familjare nga Kosova, e lindur dhe e frymëzuar në Shkup, familjarët e së cilës prehen në Shqipëri duke bashkuar kështu, nëpërmjet të historisë së vetëm një familjeje, një komb të ndarë dhe duke i dhënë jetë dhe shpresë gjithë njerëzimit.

Përjetësimi shpirtëror i Nënës Terezë vetëm se na shton detyrimin kombëtar dhe njerëzor për ta ndërtuar të ardhmen mbi themelet që ajo vendosi për njerëzimin", shruan Ahmeti në Fejsbuk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail