Ivanov: Maqedonia duhet të jetë krenare që ka bashkëqytetare Shenjtore

Vatikan, 4 shtator 2016 (MIA) - Ne duhet të jemi krenarë për shkak se kemi bashkëqytetare Shenjtore. Duhet të jemi krenarë për veprën e saj, për tërë atë që e ka bërë. Ne të cilët jetojmë në të njëjtën hapësirë, të njëjtën ta bëjmë, ta vazhdojmë atë energji që e ka pasur tërë jetën, me intensitetin e njëjtë dhe qëllim që të përhapet mirësi, ndihmë dhe ngushëllim, tha presidenti Gjorge Ivanov nga Vatikani, pas shpalljes së Nënës Terezë për Shenjtore.

Presidenti Ivanov, njoftoi korrespondeti i MIA-s, tha se këtë duhet ta bëjnë edhe të gjithë fqinjët tanë, pasi në Ballkan, siç tha, nevojiten më shumë persona të cilët dijnë këtë ta respektojnë, por edhe ta vazhdojnë, pasi tërë sekreti, siç tha, është në dhënien e ndihmës për atë që i nevojitet.

"Me siguri Nënë Tereza do të ishte e lumtur që ta festojmë veprën, lëmoshën dhe ndihmën e saj, pasi secili që dëshiron ta nderojë, duhet t'u japë atyre që kanë nevojë, t'u ofrojë shpresë dhe lëmoshë të pafuqishmive", tha Ivanov.

Për presidentin Ivanov, dita e sotme, e kanonizimit të Nënës Terezë për Shenjtore, është historike.

"Kjo është ditë kur tërë bota po feston, në shesh ishin të pranishëm njerëz nga të gjitha kontinentet, të gjithë njerëzit të cilët e vazhdojnë veprën e Nënës Terezë", tha Ivanov.

Ai informoi se delegacioni nga Maqedonia ka pasur takim të shkurtë me Papa Franceskun, i cili i ka konfirmuar se do të vijë në Maqedoni. "Unë e di se do të vijë në Maqedoni", ka tënë Papa.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail