Në Romë hapet ekspozita "Nënë Tereza - shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës"

Romë, 5 shtator 2016 (MIA) - Për nder të Nënës Terezë mbrëmë në kishën "Shën Stanisllavi" në Romë në mënyrë solemne është hapur ekspozita "Nënë Tereza - shenjtorja shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës".

Ekspozita e fotografive dhe teksteve për jetën dhe veprën e Nënës Terezë është në organizim të Shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza nga Shkupi dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, duke folur në hapjen solemne para mysafirëve të shumtë, njofton raportuesi i MIA-s, theksoi se kjo ekspozitë paraqet një kontribut të vogël të shtetit tonë në shënimin e aktit të shpalljes së Nënës Terezë për shenjtore.

"Sot Nënë Tereza me jetën dhe veprën e saj u shënua në librin e përjetshëm të shenjtorëve, ajo u bë shembull për shërbesë të devotshme ndaj Zotit, simbol i mirëqenies, i mirësisë dhe humanizmit. Sot të gjithë ne jemi veçanërisht të shenjtë që bashkëkombësja jonë me veprat e saj përsëri i bashkoi njerëzit e mirë nga e mbarë bota të cilët, me respekt të thellë për personalitetin dhe veprën e saj, e njohin shpresën dhe besimin në të ardhmen e njerëzimit", tha Kançeska Milevska.

Ministrja e Kulturës përkujtoi se pikërisht për nder të Nënës së shenjtë në Shkup, qytetin e saj të lindjes është ndërtuar Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë e cila, tha, ishte dhuratë e jona në botë, investim i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në promovimin dhe afirmimin e të gjitha mirësive të cilat i dhuroi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail