Zaev: Nëna Tereza shembull se si duhet të ndihmohet

Shkup, 5 shtator 2016 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev me rastin e shpalljes së Nënë Terezës për shenjtore  theksoi se si simbol i mëshirës, humanitetit dhe solidaritet ajo paraqet shembull se si duhet t'u ndihmohet njerëzve pa dallim të ndarjeve të tyre etnike, religjioze dhe kombëtare...

"Duke ndihmuar na bën para Zotit më të ndershëm, më të mirë ndërsa gjithsesi edhe të gjithë ne në shpirt kemi më shumë ngrohtësi. Besoj se ky simbol i humanitetit, i solidaritetit, i mëshirës, e cila është parashenjë e shenjtores Nëna Terezë, do të na ndjek të gjithë ne, të drejtuar para shumë momenteve të rëndësishme në R. e Maqedonisë", deklaroi Zaev.

Dërgojmë, shtoi, porosi të bashkimit, ndihmës së ndërsjellë, ndihmës për të gjithë së bashku pa dallim se cilit religjion i përkasin, cilës përkatësi etnike ose pa dallim nëse është i varfër ose i pasur...

"Ditë e shkëlqyer për R. e Maqedonisë, besoj se shpirtin dhe veprat e Nënë Terezës do t'i ndjekim të gjithë", deklaroi Zaev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail