Teatri Shqiptar në Shkup në tetor me premierën “Të gjithë djemtë e mi”

Shkup, 26 shtator 2016 - Shfaqja po përgatitet në regji të regjisorit bullgar Dimitar Elenov. Regjisori Elenov e njeh mirë repertorin e Teatrit Shqiptar të Shkupit. Që para 13 vitesh, një shfaqje e teatrit shqiptar në Sofje i ka lënë përshtyje dhe prej aty ka lindur edhe miqësia dhe ftesat e para të bashkëpunimit.

Siç transmeton MTV2, Kaligula ishte shfaqja e parë në regjinë e tij me aktorët shqiptarë, prej atëherë ka marrë edhe dy ftesa të tjera por shfaqjet nuk u realizuan për mungesë fondesh. Por tani thotë se ka pranuar bashkëpunimin me shumë kënaqësi dhe po punon pa ndërprerë për të sjellë para publikut gjenialitetin e veprës së Artur Milerit ”Të gjithë djemtë e mi”.

“Pranova bashkëpunimin me dëshirë të madhe. Madje kam komentuar edhe me aktorët bullgarë. Nëse ju keni gjysmën e energjisë që unë e shoh tek aktorët e teatrit shqiptar, atëherë do ishit gjenialë. Sepse aktorët e vërtetë përpiqen gjithnjë të sjellin dicka të re dhe unë këtë energji e gjej tek aktorët e teatrit shqiptar”, tha Dimitar Elenov, regjisor i shfaqjes.

Aktorët Sefedin Nuredini dhe Teuta Ajdini-Jegeni të cilët thonë se nuk është shfaqje e rëndomtë gjithqka paraqitet dhe shprehet përmes mimikës gjestit dhe fjalës, është ndër shfaqet që kërkojnë edhe përgaditje fizike përveç asaj psiqike dhe arstistike.

“Unë kam rolin kryesor rolin e Gjow Kelerit babait të kësaj familje e cila fillon të shkatërrohet. Këtu bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore, gjithë ai kaos dhe shkatërrime dhe vrasje dhe pjesëmarrja e këtij njeriu në atë shkatërrim kto janë profiter të luftës, gjatë luftës ky ka pasur fabrikën që ka pasur motora për aeroplanë dhe ka pasur një gabim në motorët dhe pastaj motorët janë dërguar në Australi dhe nga ky gabim kanë vdekur 21 pilotë, dhe këtë e mban si brengë tërë jetën e tij se e ka mashtruar ortakun e tij, dhe dalëngadalë gjatë zhvillimit të shfaqjes vjen deri te zbulimi se ky është fajtori dhe është i detyruar të bëjë vetëvrasje”, tha Sefedin Nuredini, aktorë.

“Është një rol kompleks mjaft kërkues, por ne mundohemi, procesi është i rëndë, unë nuk e kam për herë të parë me këtë regjisor kam punuar edhe dy projekte të tjera. Ai ka një proces shumë kërkues, shumë kompleks në atë aspekt dhe mundohemi disi që ta nxjerirm ngase jemi të lidhur edhe me kohën e cila është pak më e shkurtër, por të shpresojmë se do ta nxjerrim mirë shfaqjen”, tha Teuta Ajdini-Jegeni, aktore.

Kjo çfaqje është proekti i katërt i realizuar këtë vit nga Tetari Shqiptar në Shkup, me çka do të rrumbullaksohet edhe programi vjetor, bën të ditur drejtori Adem Karaga.

“Ne jemi në prag të premierës të kësaj shfaqje të punuar me regji të Dimitar Elenovit, një regjisor i shkëlqyer që është një bashkëpunim i joni i tretë gjatë këtyre viteve. Në proces shumë i çuditshëm një proces shumë më ndryshe, një proces jo aq i lehtë, jo aq i zakonshëm për gjithë ne por është një laborator shpirtëror që ne po fillojm të hymë brenda tij dhe shpresojmë që do dalim mirë dhe publiku do të kënaqet me atë që kemi bërë”, tha Adem Karaga, drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup.

Premiera e kësaj shfaqeje pritet në gjysmën e parë të muajit tetor deklaron drejtori Adem Karaga, duke sqaruar se megjithëse bëhet fjalë për një tekst që është shkruar para gati më shumë se gjysmë shekulli ajo edhe sot ka aktualitetin e tijë me peshë shumë të madhe, prandaj ai beson se publiku do të ketë vërtet mundësinë për të parë veten me plot emocione goditëse shpirtërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail