Nikollovski: Shteti të sigurojë plasimin e produkteve bujqësore

Shkup, 27 shtator 2016 (MIA) - Shteti të sigurojë plasimin e produkteve bujqësore dhe të ndërmarrë masa urgjente që të sigurohet plasimi i mollëve, kërkoi zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski gjatë vizitës së sotme në Prespë dhe Resnjë.

"Shteti duhet menjëherë t'i paguajë subvencionet në tërësi, t'i paguajë në tërësi dëmet të cilat i pësuan të gjithë njerëzit në këtë periudhë. Shteti është ai i cili në kohë, me ligj mund ta zbatojë masën për blerje intervente, nëse ka tepricë të prodhimit, me qëllim që të stabilizohen çmimet në treg dhe mollët të kenë çmim dinjitoz", tha Nikollovski.

Nikollovski, gjithashtu, paralajmëroi edhe subvencionim të 30 për qind të shpenzimeve të cilat janë transportuese për eksport të mbulohen nga shteti, me qëllim që përmes kësaj mbështetje financiare të drejtpërdrejt nga shteti të sigurohet plasimi i produkteve bujqësore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail