"Arka" lëndë e re e PSP, të dyshuar tre persona nga DSK dhe një nga MPB

Shkup, 28 shtator 2016 (MIA) - "Arka" është lënda më e re e Prokurorisë Speciale Publike që e ka publikuar sot, ndërsa ka të bëjë me krimin ekonomik, i cili del nga materialet e përgjuara.

Prokurorja Fatime Fetai në konferencën për shtyp informoi se kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorim të ashpër të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë nga ana e tre personave drejtues në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim dhe një person drejtues në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Siç tha, ata e kanë dëmtuar Buxhetin e RM-së për 862.042 euro në dobi të personit juridik Finzi SHPKNJP Shkup.

Kjo është lënda e gjashtë e PSP. Deri më tani ka hapur pesë procedura hetuese "Titanik", "Tortura", TNT", Fortesa" dhe "Transportues", ndërsa ka parashtruar edhe dy akuza.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail