Gjykatë, këshilltarë gjyqësor, prokurorë dhe avokatë në trajnim për punën praktike të GJEDNJ-së

Shkup, 28 shtator 2016 (MIA) - Gjykatë, këshilltarë gjyqësor, prokurorë dhe avokatë, sot në Shkup, do të trajnohen për strukturën dhe punën praktike të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me qëllim që ta përmirësojnë njohurinë dhe kapacitetet lidhur me të drejtën e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Sipas drejtorit të Zyrës për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë në GJEDNJ, Kostandin Bogdanov këto trajnime janë shumë të rëndësishme për gjykatësit vendor duke pasur parasysh faktin se Konventa Evropiane gjen zbatim të drejtëpërdrejt në jurisprudencën vendore. Për këtë shkak, siç shtoi, gjykatësit duhet vazhdimisht ta ndjekin punën e GJEDNJ-së dhe t'i zbatojnë në vendimet personale.

GJEDNJ, siç theksoi e merr kompetencën në duart e veta për ndonjë çështje pët të cilën ka konstatime se ka shkelje në të drejtat e njeriut dhe është e kontrolluar nga të gjitha organet gjyqësore vendore.

Duke folur për rëndësinë e Konventës Evropiane, Bogdanov tha se me nenin 111 nga Kushtetuta e RM-së është e paraparë që të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar nga Kuvendi i RM-së nuk  mund të ndryshohen me ligj, pasi që Konventës Evropiane si marrëveshje ndërkombëtare i jepet vend i lartë në kierarkinë e normave ligjore.

Ai në fjalimin e tij u përqëndrua edhe në Ligjin për gjykata dhe për të drejtën për gjykim në afat të duhur ku, siç tha, në mënyrë eksplicite është theksuar se Gjykata Supreme e RM-së kur vendos për lëndë të tilla e zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën e GJEDNJ.

Gjykatësja nga Gjykata Rajonale Adminsitrative të Letonisë, Anita Kovalevska në trajnim foli për punën praktike të GJEDNJ-së, punën strukturore të GJEDNJ-së ,e theks në shterjen e medikamenteve juridike vendore, humbjen e statusit të viktimës, subsidiaritetin procedural dhe thelbësor, si dhe margjinat e diskrecionit.

Këshilltari i lartë në Gjykatën Supreme, ish gjykatës nga Gjykata Komunale në Zagreb, Kroaci, Drazhen Kevriq i transmetoi njohuritë për dispozitat ligjore për strukturën dhe punën strukturore të GJEDNJ-së.

Trajnimin e zbaton Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev", në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të projektit Tvining të Letonisë dhe Kroacisë për "Përforcimin e sundimit të të drejtës".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail