Përfaqësuesit e EUROCHAMBERS në takime me kreun shtetëror në Kosovë

Shkup, 28 shtator 2016 (MIA) - Në drejtim të rritjes së bashkëpunimit rajonal, kryetarët e odave ekonomike të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Odës evropiane (EUROCHAMBERS), sot në Prishtinë realizuan takime të ndara me kreun shtetëror të Republikës së Kosovës, me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Në takimin me Thaçin, siç kumtuan nga Oda ekonomike e Maqedonisë, u bisedua për vlerën e bashkëpunimit rajonal, i cili pa dyshim mund të intensifikohet përmes ekonomive, por me përkrahje të fuqishme nga autoritetet  në secilën nga vendet e rajonit. Thaçi pa rezerva e ka përkrahur iniciativën për rritje të bashkëpunimit rajonal përmes odave, e cila duhet të mundësojë mirëqenie më të madhe të këtyre hapësirave dhe do të vendosë impuls të ri në zhvillimin e mëtutjeshëm.

"Qëllimi ynë është të krijojmë botë më të mirë, të mbushur me më shumë mundësi, ndërsa për atë shfrytëzojmë instrument që më së miri e dimë, e ajo është ekonomia. Megjithatë fotografia ekonomike e shteteve është nën ndikim të proceseve politike, sepse nevojitet bashkëpunim mes faktorëve të ndryshëm", tha Arnaldo Abruzini, kryetar i Eurochambers.

Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, ka theksuar se, edhe pse qarkullimi i mallrave mes Maqedonisë dhe Kosovës zhvillohet pa probleme të mëdha, megjithatë, siç tha, me rëndësi të madhe për rritjen e vëllimit të këmbimit tregtar është modernizimi i hekurudhës, e cila i lidh dy vendet dhe ndërtimi i autostradës moderne nga të dy anët e kufirit.

Në takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksi është vënë në ekonominë, e cila vepron më shpejtë se politika, por edhe në faktin se përkrahja politike është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve sistematike të cilat e ngecin rrjedhën e lirë të mallrave dhe shërbimeve, me nevojën e zvogëlimit të barrierave tregtare. 


"Është mirë të shihet se ekziston interesim për rritje dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet biznesmenëve nga këto vende. që për politikanët nga ana tjetër është sinjal pozitiv. Duke pasur parasysh se ekonomitë tona janë të vogla për nga vëllimi, me interes të posaçëm është ndërlidhja rajonale në planin ekonomik, që në linjë të fundit do ta rrisë konkurrencën dhe pozitën në plan ndërkombëtar", theksoi Veseli.

Takimi i fundit punues ishte takimi me kryeminsitrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ku më konkretisht është biseduar për potencialet ekonomike të rajonit, ndërkaq më hollësisht u analizua edhe struktura ekonomike e Kosovës.

"Rritja e bruto prodhimit vendor kosovar prej rreth 4%, në dy tremujorët e fundit, ështël gjeneruar para së gjithash nga kompanitë private, përderisa konnsumi publik në periudhën e njejtë është shumë i vogël. Në atë drejtim është edhe konstatimi se, bizneset janë ata të cilët mund të kontribuojnë për rritjen e mirëqenies së shteteve", theksoi Mustafa.

Ai e potencoi rëpndësinë e ekzistimit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme edhe për shkak të faktit që lloji i këtillë i kompanive mbeten të punojnë në vend, për dallim nga të mëdhatë të cilat në pajtim me kapacitetet e disponueshme, biznes interesin e kërkojnë në tregun më të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar, duke kërkuar kushte më të mira të ekonomizimit. Në atë drejtim, kryeministri Mustafa konstatoi se shtetet, secili individualisht, duhet të punojnë në stimulimin e ndërmarrjeve të vogla, ndërsa partneriteti i odave ta finalizojë politikën e suksesshme ekonomike rajonale.

Në fund të vizitës zyrtare në Prishtinë, delegacionet nga odat e Maqedonisë, Serbisë dhe nga Eurochambers, morën pjesë në hapjen e Panairit ndërkombëtar për prodhime bujqësore dhe ushqimore, në organizim të odës ekonomike të Kosovës, ku po marrin pjesë edhe kompani të dalluara dhe me renome nga i tërë rajoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail