Takim i zëvendëskryeministrit Ademi me eurokomisionerin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han

Bruksel, 28 shtator 2016 (MIA) - Në kuadër të vizitës në Bruksel, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot u takua me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han. Gjatë takimit u diskutua rreth disa temave aktuale që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të vendit, në veçanti gjendjen politike, procesin zgjedhor, mbështetjen e BE-së dhe migracionin.

Në këtë kontekst, Ademi informoi për realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja e 20 korrikut që janë parakusht i rëndësishëm për organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme. Dy bashkëbiseduesit përshëndetën edhe vlerësimin e liderëve politik për përmbushjen e parakushteve për realizimin e zgjedhjeve në dhjetor si hap pozitiv drejt zgjedhjes së krizës politike në vend.

U theksua së është e rëndësisë së veçantë që në periudhën e ardhshme, të gjithë aktorët politik, të japin kontributin e tyre për vazhdimin e procesit tonë eurointegrues. Njëherit, Komisioneri Han theksoi edhe nevojën e mbështetjes adekuate të vazhdueshme politike dhe institucionale, për punën e Prokurores Speciale Publike.

U diskutua edhe për domosdoshmërinë që në mënyrë intensive të punohet në implementimin e Reformave Urgjente Prioritare, duke pas parasysh se kanë të bëjnë me fusha të cilat janë kyçe për sundimin e ligjit, posaçërisht në pjesën e gjyqësisë dhe administratës publike dhe vecanerisht implementimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Lidhur me çështjen e migracionit, zëvendëskryeministri Ademi dhe komisari Han u pajtuan se është e nevojshme të ketë bashkëpunim dhe këmbim të informacioneve mes vendeve të rajonit dhe BE-së, me qëllim të koordinimit më të mirë të aktiviteteve dhe shmangies së situatave të fluksit të rritur të migrantëve dhe parandalimit të dukurisë së migracionit ilegal, duke pas parasysh se kriza e migracionit nuk është çështje vetëm e një vendi apo një rajoni, por është çështje e cila kërkon angazhim të thellë ndërkombëtar, koordinim të fuqishëm dhe reagi, të shpejtë nga ana e të gjithë aktorëve. Në këtë kontekst, komisari Han theksoi kontributin e Maqedonisë në menaxhimin e krizës së migrantëve dhe parandalimin e migrantëve jolegal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail