LSDM-ja kërkoi seancë urgjente për ndryshim të ligjeve për mbrojtje të dëshmitarëve dhe PSP-së

Shkup, 30 shtator 2016 (MIA) - Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe opozita e bashkuar deri te Kuvendi ka dorëzuar kërkesë për të mbajtur seancë urgjente me dy pika në rend dite - Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për Prokurori Publike për Ndjekje të Veprave Penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve ose Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Këtë sot e kumtoi deputeti dhe zëdhënës i LSDM-së Petre Shilegov në konferencë për shtyp në Kuvend.

"Me sjelljen e këtyre ligjeve, do të mbështeten kërkesat e institucionit të pavarur. Prokuroria speciale publike me një qëllim të vetëm, që të mundësohet punë pa pengesa dhe reagim i qëllimit për formimin e tij. Presim kjo seancë të caktohet në afat sa më të shkurtët ë mundshëm", tha Shilegov.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike parlamentare të përshihen dhe t'i japin mbështetje kësaj iniciative.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail