PSP kërkon përjashtimin e gjykatësit në lëndën "Arka"

Shkup, 30 shtator 2016 (MIA) - Prokuroria  Speciale Publike ka kërkuar përjashtimin e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili vepron për lëndën "Arka", kumtoi Gjykata Themelore Shkup 1 - Shkup.

"Kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1 - Shkup, në afat prej tre ditësh duhet të vendos për kërkesën për përjashtimin e gjykatësit, që është kërkesa e tretë me radhë për përjashtimin e gjykatësit nga PSP, që paraqet precedent në veprimin e prokurorisë publike pasi që në punën e deritanishme të gjykatës nuk është shtruar asnjë kërkesë e tillë nga prokuroritë e tjera", kumtoi sot Gjykata Themelore Shkup 1 - Shkup.

Me këtë, theksohet në kumtesë, PPS në mënyrë shtesë do të ndikojë në stërzgjatjen e procedurave të cilat ata vetë i ngrisin nga kjo gjykatë.

Lidhur me propozimin për përcaktimin e masës së arrestit, pas sjelljes së vendimit të gjykatësit me procedurë paraprake, opinioni do të njoftohet shtesë.

Gjatë ditës në Gjykatën Themelore Shkup në seancë dëgjimore duhet të paraqiten katër persona të dyshuar të lëndës së PPS "Arka".

Lënda "Arka" ka të bëjë me krim ekonomik i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë me ç'rast dyshohen tre persona drejtues në DSK dhe një person drejtues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, lidhur me furnizimin e pajisjeve elektronike-komunikuese dhe trajnimin e shfrytëzimit të saj nga një kompani nga Britania e Madhe për nevojat e drejtorisë së 5-të në kuadër të DSK-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail