LSDM: Mësimdhënësit do të kenë kushte më dinjitoze për punë

Shkup, 5 tetor 2016 (MIA) - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë punonjësve të arsimit ua uroi Ditën ndërkombëtare të mësimdhënësve me mesazhin se "edhe pse janë duke u ballafaquar me probleme të shumta, së shpejti do të kenë kushte cilësore dhe bashkëkohore për punë" dhe se së bashku do të ndërtojnë sistem arsimor më efikas.

"Mësimdhënësit janë pjesë e rëndësishme jo vetëm për procesin arsimor, por edhe për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve, por njëherësh ata janë kategori e punëtorëve të cilët më së shumti u goditën prej politikave katastrofike të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Çdo reformë e ashtuquajtur e re, gjegjësisht, ishte stres i ri për mësimdhënësit dhe shkoi në dëm të drejtpërdrejt të gjithë procesit arsimor", shkruan në urim LSDM duke shtuar se mësimdhënësve u janë imponuar detyra administrative në vend se të përkushtohen në mësim.

Partia opozitare në kumtesë thekson se "pas ndryshimeve demokratike, mësimdhënësit do të kenë kushte më dinjitoze për punë".

"Pas ndryshimeve, mësimdhënësit më nuk do të merren me vlerësimin ekstern si dhe me detyra të tjera administrative të cilat i defokusojnë nga procesi mësimor. Mësimdhënësit janë pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë dhe mu për këtë ata duhet të kenë paga më të mëdha, hapësira më cilësore dhe mjete ndihmëse për punë. Pas ndryshimeve, LSDM me përkushtim do të punojë në ngritjen e cilësisë së sistemit të përgjithshëm arsimor dhe premtojmë se punonjësit e arsimit përsëri do të jenë krenarë me profesionin e tyre", shkruan në urim LSDM-ja me rastin e Ditës ndërkombëtare të mësimdhënësve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail