Fillojnë TEHNOMA, MAKINOVA, Tehnoinvent dhe Panairi për transport dhe logjistikë

Shkup, 18 tetor 2016 (MIA) - Mbi 160 ekspozues nga Maqedonia, Italia, Austria dhe Gjermania nga sfera e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes prej sot deri të shtunën do të prezentohen në Panairin ndërkombëtar të 42-të "TEHNOMA" në Shkup.

Në kuadër të panairit për herë të parë do të mbahet ngjarja "Tehnoinvent - start end grou", në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Në të do të prezentohen mbi 30 kompani startaop të cilat mund të promovohen dhe ta gjejnë vendin e vet në treg.

Gjatë të gjitha ditëve të panairit Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik bashkë me 12 organizata për mbështetjen e starap ndërmarrjeve në të gjitha ditët e panairit do të organizojnë punëtori, prezantime dhe konferenca

Në kuadër të panairit do të mbahen edhe edicioni i katërt i Panairit për transport dhe logjistikë, Panairi i 17-të ndërkombëtar i artzanateve dhe ekonomisë së vogël, si dhe Ekspozita ndërkombëtare e 37-të e inovacioneve - MAKINOVA.

Në Panairin e 4-të ndërkombëtar për transport dhe logjikstikë në pjesën e Arenës Metropolis në sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë do të prezantohen kompani transportuese, porte, asociacione transportuese, qendra logjistike, terminale dhe depo doganore nga Maqedonia, Shqipëria, rajoni më i gjerë, Gjermania, Austria, Zvicra,...Do të mbahen edhe tribuna për opinionin profesional dhe afarist në koordinim me partnerin e Panairit - BEI Komunikacioni i Maqedonisë AMERIT.

MAKINOVA do të mbahet në sallën e tretë të panairit në pjesë të posaçme.

Koha e punës në panair do të jetë prej orës 10 deri 19, ndërsa biletat si zakonisht do të kushtojnë 90 denarë për vizita individuale dhe 40 për vizita të organizuara në grupe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail