Forbs: Si Maqedonia e tejkaloi krizën emigruese dhe tërhoqi fabrika amerikane

Shkup, 25 tetor 2016 (MIA) - Revista amerikane Forbs publikoi një intervistë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në të cilën paralajmëron se partia e tij do të fitojë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, dhe se me këtë vendi del nga periudha e  pasigurisë politike. Sipas kësaj reviste të njohur amerikane nga sfera e ekonomisë, Maqedonia ka arritur me sukses ta tejkalojë edhe krizën emigruese dhe me këtë rast të tërheqë një numër më të madh investuesish nga SHBA-ja dhe nga vendet e tjera, dhe ta ulë shkallën e papunësisë.

"Vijojnë zgjedhje në dhjetor. Është e saktë, ne kaluam nëpër një krizë të vështirë, e cila ende nuk ka përfunduar tërësisht. Por në asnjë moment nuk ndaluam së punuari me bashkësinë e biznesit. Ekonomia jonë vazhdoi të rritet. Nuk e prishëm rejtingun kreditor. Bindëm disa kompani të reja të investojnë në Maqedoni. Nuk do të jetë e përkryer, por mendoj se vendi tani shkon në drejtim më të mirë. Ta shohim çfarë do të thonë votuesit", thotë Gruevski në intervistën për Forbs.

Revista e prezanton politikën tatimore të Maqedonisë si faktor kyç i cili ka kontribuuar të zhvillohen zonat e lira industriale, të tërhiqen kompani nga industria automobilistike dhe me këtë të ndryshohet struktura e eksportit të Maqedonisë ndaj prodhimeve me vlerë më të lartë. Gruevski i cili paraprakisht ishte për vizitë në Uashington dhe Nju-Jork, për Forbs thotë se edhe gjatë krizës politike Maqedonia nuk ka ndaluar të punojë në tërheqjen e e investimeve të huaja, me ç'rast fabrika të reja janë hapur edhe gjatë krizës. Pritjet janë se në vitin 2016 eksporti nga zonat e lira industriale do të tejkalojë dy miliardë euro.

Forbs e pyet Gruevskin edhe për bashkëpunimin ekonomik të Maqedonisë me Rusinë dhe Kinën.

"Maqedonia është vend i vogël dhe duhet të jemi të hapur për investime për të gjithë që janë të gatshëm të punojnë me ne. Nga investuesit korporues amerikanë, për momentin kryesisht vijnë kompanitë automobilistike. Kina ka fond për investime në Evropën e mesme dhe lindore dhe deri tani kemi parë se këto investime shkojnë në ndërtimin e autostradave. Sa i përket Rusisë, ne u eksportojmë prodhime bujqësore dhe ilaçe gjenerkie. Kuptohet, importojmë edhe naftë ruse dhe gaz natyror", thotë Gruevski.

Në pyetjen për krizën e migruese, Gruevskiu thotë se nga vera e vitit 2014 deri tani nëpër Maqedoni kanë kaluar më shumë se një milionë persona, që është numër i lartë për një vend me dy milionë banorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail