Arsovska-Tomovska: Të mos kryhen aktivitete partiake në administratë në orar të punës

Shkup, 25 tetor 2016 (MIA) - Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska-Tomovska kërkon që Prokuroria Publike të thotë nëse personat, të cilët jashtë institucionit grumbullojnë të dhëna për presione parazgjedhore deri nëse deri më tani kanë dërguar ndonjë denoncim ose dëshmi për vepër të kryer penale.

Vetëm fakti i këtillë, sipas Arsovska-Tomovskës, është relevante që të vlerësohet serioziteti i këtyre aktiviteteve. Mosparaqitja e veprës penale është gjithashtu vepër penale", tha në konferencën për shtyp Arsovska-Tomovska, duke vlerësuar se thirrjet nga zëvendësministri plotësues Aleksandar Kiracovski që të paraqiten vepra penale për presione parazgjedhore në ueb faqe private, jashtëinstitucionalisht, janë jashtë procedurave ligjore dhe shfrytëzohen vetëm për fushata mediale dhe promovim politik.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve çka do të ndërmerrë pas paralajmërimeve nga Kiracovski se në orar të punës do të vizitojë institucione dhe do të ndajë afishe, të cilat nuk janë të MSHIA, Arsovska-Tomovska tha se dëshiron që të tregojë se "të gjithë të cilët në orar të punës kryejnë aktivitete partiake duhet të ndërpresin me aktivitete të këtilla".

Theksoi se është kundër çdo lloj presioni, kërcënimi, frikësimi dhe shantazhi të të punësuarve edhe në periudhën parazgjedhore edhe në atë zgjedhore dhe tregoi se çdo formë e presionit, kërcënimit dhe shantazhit është vepër penale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail