Gruevski në Londër në takime me parlamentarët britanikë

Shkup, 27 tetor 2016 (MIA) - Delegacion i VMRO-DPMNE-së i kryesuar nga lideri Nikolla Gruevski në kuadër të vizitës në Londër, Britani e Madhe, ka realizuar takim pune dhe drekë me disa lordë dhe deputetë nga Parlamenti britanik, në të cilin temë bisede kanë qenë disa tema dhe fusha në interes të Republikës së Maqedonisë.

Në drekën e punës morën pjesë parlamentari britanik Xhefri Donaldson, lordët Martin Kalanan, Mark Marlesford, deputetët Daniel Kvaçinski, Kris Haris dhe Sheril Gilan.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Gruevski, kumtojnë nga partia i ka informuar të pranishmit për reformat dhe hapat që ndërmerren në sferën e ekonomisë, për ngjarjet aktuale politike të ndërlidhura me krizën politike të imponuar nga opozita, plotësimi i qëllimit strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, si dhe sfidat që dalin nga kriza e migrantëve.

Gruevski u takua edhe me Dejvid Lidington, lider aktual në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britanik me të cilin biseduan për mundësitë për bashkëpunim, për ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe për sfidat me të cilat përballet.

Në delegacionin partiak të VMRO-DPMNE-së janë edhe anëtari i Komitetit ekzekutiv Nikolla Poposki dhe deputetët Aleksandar Nikolloski dhe Vlladimir Gjorqev.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail