Ivanov në shënimin e 70-të vjetorit nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë

Shkup, 28 tetor 2016 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej sot deri më 30 tetor do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë, me rastin e shënimit të jubileut "70 vjet nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë".

Në Beograd, Ivanov sot do të realizojë takime me presidentin serb Tomisllav Nikoliq dhe me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Në takimet, siç njoftoi Kabineti i Ivanovit, do të bisedohet për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal, si dhe për ngjarjet aktuale në të dy vendet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni.

Në suaza të vizitës së punës do të mbahet edhe biznes forum Maqedoni-Serbi në të cilin do të marrin pjesë njëzet kompani të Maqedonisë nga industria farmaceutike, ushqimore, metalit, ndërtimore, si dhe nga sfera e teknologjive informatike, veprimtaria grafike dhe shërbimet transportuese. Në hapjen e biznes forumit në Beograd, fjalime do të mbajnë presidentët Ivanov dhe Nikoliq, si dhe kryetarët e odave ekonomike të Maqedonisë dhe të Serbisë.

Në kuadër të manifestimit qendror me rastin e shënimit të jubileut të madh  “70 vjet nga migrimi i maqedonasve në Vojvodinë”, në Pançevë do të mbahet akademi solemne, në të cilët fjalime do të mbajnë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq. 

Në manifestimin jubilar do të mbillet edhe “Pema e miqësisë” dhe do të nënshkruhet protokoll për binjakëzim të komunës Makedonski Brod dhe bashkësisë lokale Jabuka.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail