Bojer: Tentimet për rishikim të historisë nuk mund të mbeten pa reagim

Shkup, 28 tetor 2016 (MIA) - Situata aktuale me ngritjen e partive djathtiste nëpër Evropën Perëndimore, tentimet për rishikim të historisë dhe radikalizmit i cili ka lidhje të fuqishme me antisemitizmin nuk mund të mbeten pa reagim. Leksionet për holokaustin janë relevante edhe sot, thotë në intervistën për MIA-n Bruno Bojer nga Memoriali nga Shoa në Paris kushtuar holokaustit.

"Sipas meje, situata është kritike, sepse ka disa shtete të cilat kshin situatë shumë të vështirë me rishikimin, kërkimin e mënyrave të reja në shikimin e historisë. Kemi shumë, shumë sfida. Kemi pabarazi në theksimin e krimeve të nazistëve dhe të komunistëve, kjo nuk është barazi mes shteteve perëndimore dhe lindore evropiane. Dhe të gjithë i drejtojnë gishtat nga pala tjetër dhe akuzojnë se pala tjetër nuk i pranon krimet që i kanë kryer komunistët me krimet e nazistëve. Ne në qendrën memorial vlerësojmë se çdo krim duhet të pranohet, por jo edhe të barazohet", thotë Bojer, i cili në Shkup mbajti seminar për profesorë të historisë, projekt i përbashkët i Memorialit nga Shoa dhe Muzeu i holokaustit në Maqedoni.

Ai thekson se si procese polikë njohja e këtyre krimeve është e ndryshme, edhe pse thekson, vuajtja e viktimave është e njëjtë.

"Gjithashtu kemi, shumë sfida me djathtistët, por edhe me radikalizmin i cili ka shumë lidhje të fuqishme me anti-semitizmin. Kjo situatë është shumë e ndjeshme, posaçërisht në Francë. Ne nuk jemi të frikësuar, por jemi shumë të shqetësuar për shkak situatës. Më keq do të ishte nëse nuk reagojmë. Për këtë edhe ne jemi trajnuar të ecim para të kemi ndikime, jo ta shkatërrojmë radikalizmin që është detyrë e Ministrisë të Punëve të Brendshme, por të ndikojmë ndaj pjesëmarrësve dhe ta ndryshojmë tregimin", porosit Bojer.

Sipas Goran Sadikario nga Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, nevoja nga edukimi për holokaustin është mbështetur nga ngjarjet aktuale në Evropë - krizën e emigrantëve dhe ksenofobinë.

"Për fat të keq, duke marrë parasysh ngjarjet në Evropë me krizën e emigrantëve, me sjelljen ksenofobike të disa shteteve dhe dukuria e të djathtës në Evropër, tani mendoj se është koha e vërtetë të ngritet niveli i vetëdijes për atë se çfarë ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe edukimi për holokaustin të implementohet në shkolla edhe në ato fillore dhe të mesme. Për fatin tonë, bashkëpunimin të cilin e kemi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, veçanërisht në shkollat fillore që edukimi mbi holokaustin të implementohet në shumë njësi mësimore" thotë Sadikarijo.

Edukimi, shton, duhet të realizohet në disa lëndë mësimore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail