Ahmeti nderon dëshmorët e çështjes kombëtare

Kërçovë, 28 nëntor 2016 (MIA) - Solemnitetet e festës së madhe kombëtare, 28 Nëntorit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i nisi nga monumenti i "Nënës Shqiptare" në Zajaz të Kërçovës, ku në shenjë respekti, nderoi simbolin e sakrificave të popullit shqiptar në mbrojtje të flamurit dhe kombit para të cilit janë përkulur dhe do të përkulen gjenerata të tëra.

"Sot është një ditë e shënuar për tërë kombin shqiptar. Ditën e Flamurit, ne shqiptarët e Maqedonisë po fillojmë t’a kujtojmë që nga monumenti i “Nënës Shqiptare” në Komunën e Kërçovës she kujtojmë të gjithë ato brezat dhe sakrificat, të gjitha ato përpjekje titanike që ka bërë kombi ynë për të pasur lirinë kombëtare, për të pasur shtetin e vet", tha Ahmeti.

Ahmeti me këtë rast tha se nuk duhet harruar assesi përpjekjet dhe vuajtjet e popullit që të arrihen idealet tashmë të shkruara në shkronja të arta të historisë së popullit shqiptar.

"Ne duhet t'i kujtojmë si përpjekje me plot vuajtje e mjerim, duke e paguar me çmim më të lartë të bijëve dhe bijave më të mirë të këtyre viseve. Dhe tani kemi obligim që me nderin më të madh që këta njerëz dhe sakrifica t'i kujtojmë, që të mos e harrojmë të kaluarën dhe të ndërtojmë të ardhmen", tha më tej Ahmeti.

Pas nderimeve në Kërçovë, aktivitetet solemne, Ahmeti i vazhdoi në Sllupçan të Kumanovës ku bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve. Në shoqëri të Ahmetit ishin edhe bashkëpartiakët e tij, Bekim Neziri, Sadulla Duraku, Ejup Alimi, Artan Grubi dhe të tjerë.

Ahmeti, pas Sllupçanit, nderoi edhe dëshmorët e fshatit Hotël, ku dhe u vendosën kurora lulesh në shenjë respekti e përkujtimi. Në këtë ditë u nderuan edhe dëshmorët e Haraçinës, informon  qendra për komunikim e BDI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail