KRSQRR dhuron pajisjes pej 300.000 denarëve për policinë rrugore

Shkup, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Me qëllim të mbështetjes dhe avancimit të punës së policisë rrugore Këshilli Republikan për Siguri në Qarkullim të Rrugëve ka siguruar donacion prej 35 llambave të baterisë në vlerë prej 300.000 denarëve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pajisjen sot e kanë promovuar kryetari i KRSQRR, Stojçe Stamenkovski dhe zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Andonov.

Andonov tha se çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në qarkullim të rrugëve na prekin të gjithëve dhe iu falenderua KRSQRR për donacion.

Theksoi se MPB-ja gjithmonë ka nevojë për pajisje të reja dhe se donacioni, edhe pse me sa duket, është e domosdoshme për kryerje normale të detyrave dhe shumë e rëndësishme për dinamikën, me të cilën përballet me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë.

Stamenkovski tha se llambat janë me specifikime, të cilat janë konform dispozitave dhe rregullave për punë në MPB, ndërsa janë furnizuar nga kompania e njohur me përvojë në shitjen e pajisjes policore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail