Rritet numri i shfaqjeve teatrale, koncerteve dhe vizitorëve

Shkup, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në sezonin e vitit 2015/2016, numri i përgjithshëm i shfaqjeve në teatrot profesionale është rritur për 9,5 për qind, ndërsa numri i vizitorëve është zvogëluar për 1,4 për qind në krahasim me sezonin e vitit 2014/2015.

Numri mesatar i vizitorëve të shfaqjeve arrin 200. Në periudhën e vitit 2015/2016, në krahasim me periudhën e vitit 2014/2015, numri i shfaqjeve të luajtura në teatrot profesionale për fëmijë dhe të rinj është rritur për 2 për qind, ndërsa numri i vizitorëve është zvogëluar për 4 për qind.

Numri i shfaqjeve të luajtura në teatrot amatore është rritur për 59,5 për qind, ndërsa numri i tërësishëm i vizitorëve është rritur për 57,5 për qind.

Në periudhën e vitit 2015/2016, në krahasim me periudhën e vitit 2014/2015, numri i koncerteve  dhe numri  i vizitorëve të Filharmonisë është rritur.

Te Ansambli profesional i valleve dhe këngëve popullore, në periudhën e vitit 2015/2016 në krahasim me vitin 2014/2015 është shënuar rritje  te numri i koncerteve të pavarura, ndërsa është rritur edhe numri i vizitorëve, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail