Lëvizja BESA e ka miratuar Deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni

Shkup, 7 janar 2017 (MIA) - Pas konsultimeve të bëra me shtetin shqiptar, e gjithë kjo me qëllim të prodhimit të një deklarate të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, për të dëshmuar kështu zotimin se shqiptarët janë të gatshëm ta mbështesin një kauzë të përbashkët, Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA e ka miratuar këtë Deklaratë të partive shqiptare në Maqedoni.
Siç thuhet në kumtesë, kjo deklaratë, që është përpiluar nga faktori shqiptar, ndërsa është mbështetur nga partitë shqiptare në Maqedoni, për të cilën asnjëra parti nuk ka merita të veçanta, por të gjitha janë meritore njësoj, shpreh vullnetin e përbashkët që cilado parti, që sot e në të ardhmen mund të jetë pjesëmarrëse në pushtet, të zotohet se në programin qeveritar me cilindo partner maqedonas këto pika do t’i ketë ndër prioritet kryesore, mbi të cilat do të mbështetet një program i tillë bashkëqeverisës.
Me këtë rast Lëvizja BESA si pjesë e koalicionit "Rilindje me BESË", thekson se kjo deklaratë është në pajtim edhe me platformën ridefinimin dhe programin zgjedhor të BESËS, ndërsa Lëvizja BESA përveç kësaj deklarate do të vazhdojë ta afirmojë edhe platformën e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail