Shqipëria dhe Kosova e përshëndetën Platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni

Tiran/Prishtinë, 8 janar 2017 (MIA) - Platformën e përbashkët për negociata për Qeveri që e miratuan partitë shqiptare në Maqedoni, e përshëndetën Tirana dhe Prishtina zyrtare.
Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ky është hap historik dhe thotë se të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie.
"Hap historik është shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për karrige qeverie", shkruan Edi Rama në profilin e tij në Fejsbuk.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Maqedoni dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një platformë të përbashkët politike në shërbim të prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.
Sipas Metës, fryma e kësaj marrëveshjeje është shenjë e mirë që tregon për përgjegjshmërinë në rritje të faktorit politik shqiptar ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare e rajonale dhe beson se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.
"Ky akt i rëndësishëm politik është shenjë e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian", vlerëson Meta.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.
"Me këtë bashkim ata dëshmuan se interesat kombëtare dhe shtetërore janë më të larta se ato individuale dhe partiake", shkruan Thaçi në profilin e tij në Fejsbuk.
Platformën e përbashkët të arritur mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, e ka përshëndetur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili thotë se është arritja më e madhe e shqiptarëve në vitet e fundit në Maqedoni.
Sipas tij, arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap shumë domethënës në përfaqësimin e denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Zbatimi i kësaj platforme do t’i kontribuojë mirëqenies dhe stabilitetit të Maqedonisë, sundimit të ligjit, dhe të ardhmes euroatlantike të saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail