Ndalesë për automjetet e rënda të transportit në aksin Mavrovë-Dibër dhe qafën e Strazhës

Shkup, 9 janar 2017 (MIA) - Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet me vështirësi, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, njoftoi NP "Rrugët e Maqedonisë".
Borë e lehtë bie në qafën malore Strazhë, në Mavrovë dhe Smojmirovë.
Prej orës 17:00 është vendosur ndalesë në qafën malore të Strazhës për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit, për të cilat ndalim ka edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.
Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave.
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se ekipet e saj kujdestare janë vazhdimisht në terren duke i mbajtur akset rrugore të kalueshme dhe apelojnë për kujdes gjatë drejtimit të automjetit dhe shpejtësi të përshtatshme me kushtet e rrugës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail