Lideri i LSDM-së u takua me ambasadoren e Gjermanisë Althauzer

Shkup, 11 janar 2017 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot u takua me ambasadoren e Gjermanisë në vend Kristine Althauzer, ndërsa temë e bisedës, sipas kumtesës partiake, ka qenë nevoja për vazhdim të proceseve demokratike në Maqedoni dhe formim të qeverisë së re, të fuqishme, të përkushtuar drejt prioriteteve reformuese.
"Shumica e qytetarëve të Maqedonisë dhanë mbështetje për Maqedoni demokratike përkundër regjimit. Mbështetje të fuqishme nga qytetarët mori koncepti i unitetit për të cilin u përcaktua LSDM-ja, përkundër konceptit të ndarjeve të pushtetit të deritanishëm. Për këtë jemi shumë krenarë dhe e gjithë kjo është erë e fuqishme në shpinë për ardhmërinë e Maqedonisë. Qytetarët zgjodhën ndryshime. Tani priten jetës cilësore dhe zhvillim të shtetit", tha Zaev.
Siç qëndron në kumtesë, në takim janë theksuar si kyçe rekomandimet në raportet e Komisionit Evropian dhe Rajnhard Pribesë.
"Është biseduar për nevojën për reforma në sistemin gjyqësor, sipas praktikave më të mira në rajon dhe botë, si dhe rreth nevojës që PSP tërësisht ta përfundojë punën e saj, me qëllim që të sigurohet funksionimi i drejtësisë dhe shtetit juridik në vend", thuhet në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail