BDI demanton lajmin e portalit Libertas

Shkup, 13 janar 2017 (MIA) - Kabineti i kryetarit të Bashkimit Demokratik, për Integrim (BDI), përmes një kumtese për mediumet e demanton ashpër spekulimin dhe trillimin e rëndë të portalit Libertas lidhur me takimin e djeshëm të Kryesisë qendrore të BDI-së në Tetovë. (http://www.libertas.mk/zheshka-sednitsa-na-tsp-na-dui-mnozinstvoto-kontra-ahmeti-neziri-i-grubi)
Takimi i KQ të BDI-së, thuhet në kumtesë, kaloi në atmosferë konstruktive dhe kolegiale, me debat të hapur dhe konstruktiv dhe analizë të hollësishme për gjendjet në vend.
Siç ceket në kumtesë, Bekim Neziri nuk është anëtar i Kryesisë së BDI-së dhe as nuk ka qenë prezent në takim, përderisa deputeti Artan Grubi aspak nuk ka marrë fjalë në takimin e djeshëm, e aq më pak ka pasur polemikë të ashpër mes dy taborreve të trilluara dhe joekzistuese në BDI nga ana e porrtalit.
"Lajme të rrejshme lidhur me qëndrimet e BDI-së janë dukuri e shpeshtë në disa portale të koordinuara në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe për kët. arsye u bëjmë thirrje mediumeve t'i përmbahen raportimit korrekt dhe të kërkojnë qëndrim nga ana e përfaqësuesve zyrtar të BDI-së lidhur me të gjitha dilemat e tyre. Konkludimet e KQ të BDI-së u miratuan njëzëri dhe më pas u transmetuan në të gjitha mediumet", thuhet në fund të kumtesës së BDI-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail